Vlera e X u përgjysmua që nga blerja prej Elon Musk

Të gjithë e dinin se Twitter nuk vlente 44 miliardë dollarë kur Elon Musk e bleu një vit më parë. Tashmë që gjithë e dimë se edhe vetë Musk e di që vlen 19 miliardë dollarë, raporton PCW. Ditën e Hënë, punonjësve të X ju dhuruan aksione të cilat e vlerësonin kompaninë me 19 miliardë dollarë ose 45 dollarë për aksion raportoi The Verge.

Ky çmim është 55 përqind më i ulët sesa vlera me të cilën Elon Musk i bleu një vit më parë. Deri më sot punonjësit që kanë punuar pranë X nuk kanë pasur dijeni rreth vlerës së vërtetë të kompanisë që kur Musk e bleu.

Sot u konfirmua ky informacion edhe pse disa mendojnë se Musk po tregohet tejet bujar me vlerësimin që i bën kompanisë së tij. Një prej investitorëve më të mëdhenj të Musk, Fidelity, beson se X vlerësohet sot me 65 përqind më pak të vlerës kur ai e bleu.