Presidentja Osmani, Pendarovski dhe Begaj morën pjesë në inaugurimin e bustit të Nënës Terezë në Shkup

Në hapësirat e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup u përurua busti i nobelistes shqiptare Nëna Terezë në pranin e krerëve shtetëror nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria, transmeton Portalb.mk.

Në këtë ngjarje që u zhvillua pasdite, mori pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarobski.

“Mjedisi multietnik, multikulturor dhe multireligjioz në Maqedoninë e Veriut ku u rrit Gonxhe Anjezë Bojaxhiu akoma është shembull për bashkëjetesë dhe respekt të ndërsjellë mes njerëzve. Kemi qenë pjesë e së njëjtës hapësirë të përbashkët dhe do të vazhdojmë të jemi pjesë e saj”, deklaroi Pendarovski, duke kërkuar që t’i anashkalojmë urrejtjet nga e kaluara.

Presidenti Pendarovski vlerësoi që figura e Gonxhe Bojaxhiut na inspiron që të ndihmojmë personat pa ndihmë, të varfrit dhe të sëmurët.

“Nënë Tereza mbush me krenari shqiptarët, dhe frymëzon mbarë botën!”, u shpreh Begaj.