Presidenti Pendarovski nesër në Kosovë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nesër do të jetë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, ku është paralajmëruar takim edhe me homologen vendase, transmeton Portalb.mk.

“Në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski”, njoftojnë nga Presidenca e Kosovës.

Në fillim të takimit do të lejohet pjesëmarrja e mediave. Takimi do të realizohet në Presidencë.

Ndryshe, ky nuk është takimi i parë ndërmjet Vjosa Osmanit dhe Stevo Pendarovskit në rolin e presidentit. Takimi i nesërm është ndër takimet e fundit bilaterale që do të realizon Pendarovski në këtë mandat presidencial.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 8 maj, të mërkurën, së bashku me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të vendit do të mbahet më 24 prill, të mërkurën.