Prej sot qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë për mbështetje financiare në fushat e ndryshme deficitare
Ministria e Kulturës në Maqedoninë e Veriut prej sot do të pranon në formë elektronike aplikime nga qytetarët për të fituar mbështetje financiare në rast se janë studentë ose profesionist nga fusha deficitare, transmeton Portalb.mk.
“Paraqitja në konkurs bëhet vetëm me aplikim elektronik në Portalin nacional për shërbime elektronike: https://uslugi.gov.mk, duke filluar nga data 20.11.2023 në ora 9:00, duke përfunduar me 22.12.2023 në orën 23:59”, raportoi Ministria e Kulturës.
Në Konkurs theksohet që qëllimi i kësaj mbështetjeje financiare me fonde të pakthyeshme është për zhvillimin profesional të kuadrove deficitare në fushën e kulturës (personel deficitar në art dhe në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore).
Të interesuarit mund të kontaktojnë me zyrtarët e Ministrisë përmes adresës [email protected].
Konkursi vlen për studentët e ciklit të parë, ciklit të dytë, për qëëndrime profesione me profesorë dhe mentore,