Prej nesër deri më 28 prill në Shkup dhe Tetovë do të mbahet Festivali Watch Through

Qyteti i Shkupit dhe Tetovës prej nesër do të pasurohet me aktivitetet nga edicioni i parë i Festivalit Watch Through, festival që do të mbahet prej 26 deri 28 prillit, transmeton Portalb.mk.

“ËATCH THROUGH është një festival që bashkon shkrimtarë, ndërtues paqeje dhe aktivistë dhe synon të krijojë një sinergji që mund të stimulojë ndryshime pozitive në shoqëri dhe të frymëzojë të tjerët të veprojnë drejt një të ardhmeje më të mirë me perspektivën e Integrimit Evropian”, thuhet në njoftimin e Festivalit.

Ky festival organizohet nga Qendra për Bashkpunim Ballkanik LOJA, Rrjeti Rajonal për Diversitet Kulturor – READ, Civil Peave Service – CPS dhe BMZ – Gjermani.

“Ceremonia e hapjes së festivalit do të jetë të mërkurën më 26 prill në ora 17:30 në Çifte Hamam, Shkup me fjalime përshëndetëse nga drejtori rajonal i Institutit Goethe për MK-AL-KS dhe ambasadorja gjerman në MK (TBC)”, sqaroi Festivali, duke treguar që më 27 prill aktivitetet zhvillohen në Pallatin e Kulturës, në Qendrën Loja, ndërsa më 28 prill në Kodrën e Diellit.