Më shumë se gjysma e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut prodhohet në termocentrale
Maqedonia e Veriut gjatë muajit shkurt ka arritur të prodhon energji elektrike po aq sa edhe harxhon, derisa prodhuesi më i madh i saj është termocentrali, transmeton Portalb.mk.
“Prodhimi i brendshëm bruto i energjisë elektrike merr pjesë me 100 % në konsumin e brendshëm bruto të energjisë elektrike, ndërsa 99.8 % e konsumit të përgjithshëm të thëngjillit përdoret për prodhimin e energjisë elektrike”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Nga gjithsej 697 636 MWh energji elektrike nga prodhimi bruto, 393 242 është nga termocentralet, 156 466 nga hidrocentralet, ndërsa 125 587 nga termocentralet e kombinuara. Termocentralet e erës kanë prodhuar 15 180 MWh energji elektrike, ato të diellit 2 420 MWh, ndërsa centralet biogazit 4 111 MWh për një muaj.
“Në shkurt 2023, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është: 651 140 МWh energji elektrike, 37.657 mil. nm3 gaz natyror, 529 157 ton qymyr dhe 96 083 ton produkte nafte”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.