Policia zbardhi vrasjen e 84 vjeçarit nga Kriva Pallanka, burgim dhe kallëzim penal për dy persona

SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal me procedurë të shpejtë kundër S.F. (19) dhe Z.F. (24), të dy nga fshati Llukë, Kriva Pallankë, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “vrasje”, transmeton Portalb.mk.

Më datë 24.03.2025, në fshatin Llukë të Kriva Pallankës, të pandehurit kanë rënë dakord të kryejnë vjedhje te fqinji i tyre L.S. dhe e kanë tërhequr jashtë në oborr, ku i pandehuri i parë e ka sulmuar me sende të mprehta. Nga plagët e marra ai ka ndërruar jetë në vend, pas së cilës i janë marrë para dhe trupi i tij është djegur, ndërsa eshtrat janë varrosur. Për të akuzuarit gjyqtari i procedurës paraprake ka caktuar masën e paraburgimit.