Tre persona nga Kriva Pallanka u privuan nga liria, dyshohen për vrasjen e 84 vjeçarit

Tre persona nga rajoni i Kriva Pallankës janë privuar nga liria nga zyrtarët e Njësisë së Punëve të Brendshme të Kriva Pallankës. Ata dyshohen se kanë vrarë L.S. (84) nga fshati Llukë, i cili u raportua i zhdukur më 29.03.2025, transmeton Portalb.mk. 

“Më 01.04.2025 në orën 18.25, nëpunësit policorë nga NJPB Kriva Pallankë i privuan nga liria Z.F. (24), S. F. (19) dhe S.F.(44) nga fshati Lluke, rrethi i Kriva Pallankës”, informoi Ministria e Punëve të Brendshme. 

Trupi i L.S. u gjet i varrosur në afërsi të shtëpisë së tij në f.Lluke, ndërsa këqyrjen e kreu ekipi i SPB Kumanovë. 

Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dorëzuar për obduksion, ndërsa pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.