Policia raportoi për dy vdekje në Burgun e Idrizovës

Dy të burgosur kanë ndërruar jetë në Burgun e Idrizovës, për zbardhjen e vdekjes së tyre, Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar obduksion, transmeton Portalb.mk.

“Në Burgun e Idrizovës u raportua që në hapësirat e repartit gjysmë të hapur, u gjet i vdekur i burgosuri 50 vjeçar V.L. nga Shkupi”, raportoi Policia.

Ai ishte i dënuar me 11 vjet burg, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar Ndihma e Shpejtë Mjekësore, e cila paraprakisht kishte konstatuar edhe vdekjen e pacientit tjetër.

“Në Burgun e Idrizovës u raportuar që në këtë institucion është gjetur i vdekur i dënuari 82 vjeçar B.A. nga Shkupi”, sqarojnë nga Policia, duke sqaruar që me urdhër të Prokurorisë Themelore do të dërgohet trupi për obduksion.

Ndryshe, në orët e mesditës, Policia ka arrestuar 47 vjeçari A.M. nga Shkupi, i cili ishte arratisur nga Burgu i Idrizovës. Ai është i dënuar me 6 vjet e 10 muaj.