Policia ka paralajmëruar kufizime për nesër në komunikacionin e Shkupit
Në komunikacionin e Shkupit do të ketë kufizime në orët e pasdites. Policia e Maqedonisë së Veriut ka treguar pjesët ku pritet të ketë kufizime. Kufizimet do të jenë nga ora 18:00 për shkak manifestimit “Ngjallja e Krishtit – Pashkët”, transmeton Portalb.mk.
“nesër (11.04.2025), Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të vendosë regjim të posaçëm të trafikut për disa rrugë në zonën qendrore të qytetit të Shkupit, si dhe në komunat Gjorçe Petrov dhe Aerodrom”,raportoi Policia.
Kufizime do të ketë në bulevardin “Aradhet Partizane”, “VMRO”, “Shën Klimenti i Ohrit”, “Ilinden”,rrugën “Frenklin Ruzvelt”, “Dimitrie Çupovski”, “Mitropolit Teodosij Gologanov”, “9 Maj”, “Sën Kirili dhe Metodi”.
Bulevardi „Shën Klimenti i Ohrit” nga kryqëzimi me bulevardin „Ilinden” deri te kryqëzimi me rrugën „Dimitrie Çupovski”.
Rruga „Mitropolit Teodosij Gologanov“ nga kryqëzimi me rrugën „9 Maji” deri te rrethrrotullimi me rrugën „Shën Kirili dhe Metodi”.
“Sipas nevojës për qarkullim do të mbyllen edhe rrugë të tjera që gravitojnë rreth objekteve fetare”, paralajmëroi Policia, duke shtuar se ndryshim të lëvizjes do të ketë edhe te transportin publik.
Në Gjorçe Petrov do të preken rrugët “Lufta Maqedonase” dhe rruga “Gjorçe Petrov, ndërsa në Aerodrom do të përfshihen rrugët lokale për në fshatin Lisiçe.