Policia e RMV-së ka arrestuar 48 vjeçarin pasi me dhunë është futur në objektin e komunës
Pas tentimit për të përdorur dhunë në hapësirat e komunës, Policia e Maqedonisë së Veriut ka arritur të arreston 48 vjeçarin në hapësirat e shtëpisë, transmeton Portalb.mk.
“Punonjësit e Policisë në SPB Tetovë – Reparti për punë të brendshme në Gostivar, sot kanë arrestuar 48 vjeçarin B.T. nga Negotina e Pollogut”, raportoi Policia.
Në njoftimin zyrtar, theksohet që dhjetëra minuta më herët, ai ishte raportuar se në mënyrë agresive ka vepruar në hapësirat e objektit të Komunës së Vrapçishtit, më saktësisht në Sektorin për urbanizëm. Ai është arrestuar në hapësirat e shtëpisë, ku është gjetur municion.
“Sipas raportimit, ai në një hapësira i ka mbyllur të punësuarit dhe e ka dëmtuar inventarin dhe pajisjes në zyrat tjera të objektit”, sqarojnë nga Policia.