Policia e RMV-së arrestoi një person, voziste gati dyfish mbi shpejtësinë e lejuar
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se dje 10.03.2025 në ora 15:30 në rrugën e shpejtë Shtip – Koçan, në afërsi të fshatit Krupisht, komuna Karbinci, nga ana e punonjësve policorë të stacionit policor për siguri rrugore në Shtip, është ndaluar personi A.M (26) nga Shkupi, me vendbanim në Koçan, transmeton Portalb.mk.
“Gjatë kontrollit të komunikacionit rrugor me aparat për matjen e shpejtësisë – radar jashtë vendbanimit është matur se i njëjti, me automjet për pasagjerë Volkswagen Passat me targa të Koçanit lëvizte me shpejtësi prej 151 kilometra në orë në vend ku shpejtësia është e kufizuar në 80 kilometra në orë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet një kallëzim nga neni 297 i Kodit Penal – “drejtim automjeti në mënyrë të pakujdesshme”.