Policia e Maqedonisë së Veriut në një fabrikë ka konfiskuar marihuanë në vlerë prej 10 milionë euro

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Gostivar, punonjësit e Policisë së Maqedonisë së Veriut dhe Prokurori publik përkatës kanë konfiskuar marihuanë në vlerë prej 10 milionë euro, transmeton Portalb.mk.

Aksioni i konfiskimit të 4 341 kilogram marihuanë, në vlerë prej 10 milionë euro, është konfiskuar në Gostivar në një subjekt juridik në fshatin Vrapçsiht. Malli do të dërgohet në Agjencinë për menaxhim me mallin e konfiskuar.

Konfiskimi i mallit është bërë në bazë të vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për marrjen e licencës së kësaj kompanie për prodhimin e marihuanës për nevoja mjekësore, nën dyshimet se ka kryer aktivitetet të parregullta.

Raportohet që më herët punonjësit e policisë nga Reparti për krim policisë dhe RPV Gostivar, kanë kryer kontrolle në hapësirat e fabrikë, duke konstatuar parregullsi, për çka kanë përgatitur kallëzim penal deri te PTHP Gostivar.