Policia e Maqedonisë së Veriut arrestoi 33 vjeçarin i cili rrejshëm ushtronte profesionin e mjekut

Një 33 vjeçar turk u arrestua nga Policia e Maqedonisë së Veriut nën dyshimet se ka kryer rrejshëm profesionin e mjekut në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë bastisjes në shtëpi në bashkëveprim me Inspektoratin Sanitar dhe Shëndetësor, të cilën e ka shfrytëzuar si ordinancë, e kryer me urdhër gjyqësor janë gjetur dhe sekuestruar sasi më e madhe e tabletave, dokumentacion shëndetësor, të holla dhe sende tjera”, sqaroi Policia e Maqedonisë së Veriut.

I arrestuari 33 vjeçar M.Ç. është nga Turqia, ndërsa ndaj tij do të ketë kallëzim penal nga Policia.