Polemika në Kuvendin e Shqipërisë për zgjedhjet vendore dhe ekonominë
Kuvendi në Tiranë u përfshi sot nga polemikat mbi zgjedhjet vendore dhe ekonominë. Opozita akuzoi qeverinë socialiste se bashkëpunoi në fushatë me persona të inkriminuar, të cilët kërcënuan votuesit dhe manipuluan rezultatet në favor të Partisë Socialiste. Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se opozita pësoi një disfatë të thellë, sepse është shkëputur nga qytetarët, të cilët edhe e braktisën atë, raporton VOA.