PLD kërkon vendosjen e byzylykëve elektronikë për monitorimin e autorëve të dhunës, Zajkova u bën thirrje qytetarëve të nënshkruajnë peticionin
Kryetarja e Partisë Liberal-Demokratike (PLD), Monika Zajkova, njoftoi se, me kërkesë të qytetarëve, është përgatitur një peticion përmes të cilit kërkohet vendosja e byzylykëve elektronikë për monitorimin e personave që kryejnë dhunë, transmeton Portalb.mk.
Zajkova u bëri thirrje qytetarëve që ta mbështesin këtë iniciativë dhe ta nënshkruajnë peticionin, me të cilin kërkohet vendosja e një mase shtesë për kontrollin dhe monitorimin e personave që ushtrojnë dhunë.
“Byzylyku elektronik do ta paralajmërojë viktimën dhe do të njoftojë organet kompetente kur dhunuesi të afrohet më shumë sesa distanca e përcaktuar me ligj. Nënshkruani peticionin”, thuhet në iniciativë.