Petrovska: Zjarrfikësit vullnetarë do të përfshihen në sistemin e reformuar për menaxhimin e krizave

Zjarrfikësit vullnetarë janë më shumë se humanë, të guximshëm dhe fisnik dhe se lufta kundër fatkeqësive natyrore, përfshirë zjarret, është e mundur vetëm nëse jemi bashkë, mirë të koordinuar dhe të përgatitur tha Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska, në mbyllje të konferencës për zhvillimin e një rrjet i shoqërive vullnetare të zjarrfikësve në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

„Secili i vetëm, sado i aftë si individ, mund të bëjë shumë pak në situata të tilla, por të gjithë së bashku, me një koordinim dhe përgatitje të mirë, mund të shpëtojmë jetë njerëzish, të parandalojmë dëme materiale ose të parandalojmë fatkeqësi më të madhe ekologjike. Edhe në këto ditë kur po përgatiteshit për konferencën, po shuanit zjarret në rrethinën e Velesit dhe Shën Nikollës dhe falë reagimit tuaj të shpejtë u parandalua zgjerimi i tyre dhe një fatkeqësi më e madhe”, tha ministrja.

Petrovska theksoi se një nga prioritetet e Ministrisë është reformimi i sistemit për menaxhim me kriza dhe mbrojtje civile, me të cilin do të tejkalohen të gjitha dobësitë dhe shoqëritë vullnetare të zjarrfikësve do të marrin statusin që meritojnë.

„Një nga angazhimet e mia më serioze si ministre është reforma e sistemit për menaxhimin e krizave dhe mbrojtjen civile dhe një nga qëllimet e reformës është pikërisht që shoqëritë vullnetare të zjarrfikësve, shoqëritë vullnetare të përfshira në mbrojtjen civile dhe menaxhimin e krizave të njihen dhe të mbështeten nga sistemi, si drejtues të mbrojtjes civile dhe ekspertët më të mirë të komuniteteve të tyre lokale”, nënvizoi ministrja.

Në konferencë u ndanë praktikat pozitive nga Austria, Sllovenia dhe Kroacia në fushën e mundësive ligjore dhe vendin dhe rolin e shoqërive vullnetare të zjarrfikësve në sistemin e mbrojtjes nga zjarri në nivel lokal dhe qendror.

Kujtojmë se deri në korrik, janë regjistruar 50 zjarre në të cilat janë djegur 534.40 hektarë pyje, si dhe është djegur një masë shtetërore prej 1440 metra kub.

“Zjarret kanë djegur një pyll me specie halore, gjetherënës, një pyll me specie të përziera, si dhe bimësi tokësore (bar, shkurre etj.). Dëmi i shkaktuar nga zjarret deri në muajin korrik është 50.448.000 denarë”, informuan NP Pyjet Kombëtare.

Megjithatë, në këto të dhëna nuk përfshihen të dhënat për muajin gusht, shtator dhe tetor, në të cilët janë regjistruar temperatura të larta të ajrit, të shoqëruara me periudha të gjata thatësie, të cilat kanë shkaktuar një numër shumë më të madh të zjarreve në pyje. Kjo ndërmarrje publike nuk ka bërë ende një përmbledhje të dëmeve të pësuar nga zjarre të tilla, por është e sigurt se dëmi i shkaktuar do të jetë shumë më i madh se 820 mijë euro që ishin llogaritur për shtatë muajt e parë të vitit.