Shkup, aktakuzë kundër 63-vjeçarit që masturboi në tren dhe preku një të mitur

Është ngritur aktakuzë ndaj 63-vjeçarit për kryerjen e tri veprave penale – Kënaqje e pasioneve seksuale përballë tjetrit, nga neni 190 i Kodit Penal, njëra prej të cilave që ka kryer akt seksual para një fëmijë i cili ende nuk i kishte mbushur 14 vjet, njoftoi sot Prokuroria Themelore Publike Shkup, transmeton Portalb.mk.

I akuzuari nga Shkupi, duke udhëtuar me tren më 24 korrik të këtij viti në njërin nga vagonët, është afruar dhe ka filluar të prekë një vajzë të mitur të lindur në vitin 2006, e cila ka qenë duke udhëtuar në tren. Vajza me ankth u zhvendos në një vend tjetër, pas së cilës i akuzuari vazhdoi në një vagon tjetër.

Në vagonin e dytë ku hyri, i akuzuari u ul përballë dy viktimave të tjera dhe filloi të masturbojë në vend publik. Të dëmtuarit, të trembur, morën sendet e tyre, u larguan nga vagoni dhe e denoncuan.

Pas kësaj, zyrtarët e autorizuar kanë hyrë në tren dhe kanë ndaluar 63-vjeçarin dhe e kanë dërguar në polici.

Gjykata paraprakisht ka pranuar propozimin e prokurorisë dhe ka urdhëruar masën e paraburgimit të dyshuarit, ndërsa prokurori publik tani ka paraqitur propozim për vazhdimin e kësaj mase për të akuzuarin.