Disa shtëpi, oborre dhe objekte ndihmëse në disa lokacione në qytet janë përmbytur pas stuhisë së mbrëmshme që goditi Manastirin, transmeton Portalb.mk.
Zona e Komunës së Manastirit mbrëmë u përfshi nga reshje të rrëmbyeshme që zgjatën rreth një orë, nga ora 20:40 deri në 21:40, ndërsa përmes numrit të emergjencës 112 janë pranuar disa denoncime për dëme.
Nga reshjet u përmbytën disa rrugë, si dhe arteriet kryesore të komunikacionit në qendër të qytetit, ndërsa trafiku u vështirësua.
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza thanë se ekipet kanë intervenuar në terren.
Kujtojmë se ditë më parë reshjet shkaktuan përmbytje në Shkup.