Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës këtë javë do të luajë në Shkup

Këtë javë, përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luajnë dy ndeshje kontrolluese në Shkup te grupmoshat e U-21, transmeton Portalb.mk.

Në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup ndeshja e parë kontrolluese do të luhet më 14 nëntor me fillim nga ora 13:00, ndërsa ndeshja e dytë më 17 nëntor duke filluar prej orës 12:00.

Përzgjedhësi i Maqedonisë së Veriut për grupmoshën U-21 është Dragi Katlanovski, i cili sot i ka grumbulluar futbollistët e ftuar në Shkup.

Ndryshe, Përfaqësuesja A e Maqedonisë së Veriut më 14 nëntor në Shkup do të luajë kundër Letonisë, ndërsa më 17 nëntor kundër Ishujve Faroe.