Përdoruesit Evropianë i shpëtojnë algoritmeve rekomanduese të Facebook dhe Instagram

Përdoruesit e Instagram dhe Facebook në Evropë do të kenë më shumë kontrolle mbi algoritmin e rekomandimit të Meta shpjegoi kompania përmes një postimi ditën e sotme, raporton PCW. Sipas presidentit të çështjeve globale pranë kompanisë Nick Clegg, përdoruesit Evropian do të aksesojnë Reels, Stories dhe Search në Facebook dhe Instagram pa influencën e algoritmeve të rekomandimit të Meta.

Për shembull në Facebook dhe Instagram përdoruesit do të kenë opsionin për të parë Stories dhe Reels vetëm nga njerëz që ndjekin të renditura në formë kronologjike nga më e reja tek më e vjetra.

Gjithashtu do të shohin rezultate kërkimi bazuar vetëm në fjalët që vendosin në vend të rezultateve të personalizuara sipas aktivitetit të tyre të mëhershëm apo interesave personale.

Meta ka vendosur të bëjë këtë ndryshime për të qenë në përputhje me Aktin e Shërbimeve Digjitale (DSA) të Bashkimit Evropian, një rregullore e re e cila synon të influencojë mënyrën sesi platformat online moderojnë përmbajtjet.

Në veçanti DSA kërkon nga platformat online tu japin mundësi përdoruesve të anashkalojnë rekomandimet e personalizuara. TikTok bëri një veprim të ngjashëm në Evropë në fillim të muajit ndërsa Meta kishte afat deri në fund të Gushtit për të qenë në përputhje me DSA.