Përdoruesit e Messenger dhe Instagram mund të përdorin avatarët në video thirrje

Meta ka lançuar opsionin për të bërë video thirrje në Messenger dhe Instagram përmes avatarit virtual Meta njoftoi kompania, raporton PCW. Funksionaliteti i ri është një zgjerim i mëtejshëm i sistemit të avatarëve që e ka ndërtuar si pjesë të vizionit të saj për metaverse.

Përdorimi i avatarëve Meta në video thirrje është e ngjashme me përdorimin e Memoji të Apple gjatë një thirrje FaceTime.

Avatarët e Meta aplikojnë shprehitë e fytyrës dhe lëvizjet e gojës duke e bërë më të lehtë të kuptohet se kush po flet gjatë një bisede në grup.

Në videon e publikuar nga zëvendës presidenti i metaverse në Meta Vishal Shah, përdoruesit mund të përdorin edhe disa avatarë kafshësh përshirë një mace, qen, buf apo lama.

Meta gjithashtu prezantoi afishat e animuara të avatarëve ku një përdorues mund të dërgojë aprovim në formën e gishtit lart apo të qeshë me të madhe gjatë një bisede.

Së fundi Meta tha se po përpiqet të standardizojë mënyrën sesi avatarët duken në mënyrë që të jenë më realë.