Përçahen klubet e Serie A

Seria A është aktualisht në një fazë diskutimi për reformën e kampionatit. Siç raporton La Gazzetta dello Sport, nga njëra anë, skuadrat kryesore janë pro uljes në 18 skuadra, nga ana tjetër skuadrat e tjera duan të vazhdojnë me të njëjtin format, raporton Klan.

Kundërshtimet janë të forta dhe duket se asnjëra nga palët nuk e arrin shumicën e cilësuar prej 14 votash për të vendosur për të ardhmen. Çështja do të kërkojë thirrjen e një asambleje specifike.

Presidenti i Federatës së Futbollit, Gabriele Gravina nënvizoi rëndësinë e reformimit të futbollit italian gjatë mbledhjes së kaluar të Këshillit.

Ai do të takohet sërish me presidentët. Më 11 Mars do të ketë një mbledhje të jashtëzakonshme ku pritet të merret një vendim nëse kampionati do t’i nënshtrohet ose jo reformës.

Ndërkaq teknicienët e federatës italiane po punojnë për të gjetur një zgjidhje që do të kishte dakordësinë e të gjithëve.

Seria A, shfaq përçarje të brendshme të pashmangshme, nisur nga panorama e larmishme e interesave ekonomike që lidhen me të drejtën televizive. Procesi i arritjes së një marrëveshjeje do të jetë kompleks dhe delikat.