Për shtatë vite MPB ka bërë 919 kallëzime penale për prerje të paligjshme të druve

Nga viti 2017 deri më sot, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka ngritur 919 kallëzime penale për prerjen të paligjshme të druve dhe shkatërrim të pyjeve, njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski për shërbimin publik RTM.

Spasovski informoi se krahas masave parandaluese, seriozisht po punohet edhe në masa represive për zbulimin e prerjeve ilegale.

“Tani kemi filluar vëzhgimin praktikisht të sipërfaqeve pyjore me Departamentin e Njësive të Aviacionit. Së bashku me njësitë speciale të policisë lëvizin në vende të mundshme ku kemi raportime për shkatërrim të pyjeve dhe i gjejmë direkt dhe i arrestojmë në vend. Kemi pasur disa aksione në Shkup, Strugë”, tha Spasovski.

Sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga viti 2017 deri në gjysmën e parë të vitit 2023, në kuadër të aktiviteteve operative janë ngritur 919 kallëzime penale për gjithsej 1.150 vepra penale që kanë të bëjnë me prerjet e paligjshme, janë raportuar 1.439 autorë dhe janë sekuestruar 97 mijë metra kub dru.