Për matje të paligjshme të elaborateve, Policia e Maqedonisë së Veriut e ka paditën një 62 vjeçar

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritën kallëzim penal ndaj 62 vjeçarit nga Tetova nën dyshimet se kundërligjshëm ka përpiluar elaborate gjeodezike, transmeton Portalb.mk.

“ngriti kallëzim penal kundër një personi juridik – shoqëri për punë gjeodezike, planifikim hapësinor dhe urbanistik, projektim, inxhinieri dhe tregti nga Tetova dhe A.N. (62) nga fshati Gajre, rrethina e Tetovës, person përgjegjës në personin juridik, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar”, raportoi Policia.

Ai dyshohet se prej vitit 2023 e deri në vitin 2025 i ka tejkaluar autorizimet duke përpiluar elaborate gjeodezike në mënyrë të paligjshme, nën dyshimet se nuk ka kryer matjen origjinale në terren, duke shkelën Ligjin për Kadastër të Patundshmërive.