Pendarovski priti Xhaferin dhe ministrat, euroambasadori uroi për votimin e qeverisë teknike

Eruoambasadori në Shkup, David Geer, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “X”, ka uruar zgjedhjen e qeverisë kalimtare në krye me Talat Xhaferin. Ai theksoi se mezi pret që të bashkëpunojë me përbërjen e re qeveritare, njofton Portalb.mk.

“Urime kryeministrit Xhaferi për zgjedhjen e tij kryeministër. Mezi presim bashkëpunim të ngushtë me të dhe qeverinë e re në këtë moment të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së”, shkruan Geer.

Gjithashtu, presidenti Stevo Pendarovski sonte pas përfundimit të seancës në Kuvend për zgjedhjen e Qeverisë kalimtare për zbatimin e zgjedhjeve për deputetë, ka pritur në kabinetin e tij anëtarët e përbërjes së re të Qeverisë.

Presidenti Pendarovski anëtarëve të qeverisë tranzitore u uroi punë efikase dhe realizim të suksesshëm të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Talat Xhaferi me ministrat te presidenti Pendarovski
Talat Xhaferi me ministrat te presidenti Pendarovski

Ndryshe, me 65 vota “për” dhe 3 “kundër” sot Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e votoi përbërjen qeverisë teknike, e cila do të duhet t’i organizojë zgjedhjet e rregullta parlamentare dhe presidenciale në 100 ditët e ardhshme. Në krye të Qeverisë, për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut u zgjodh një shqiptar, Talat Xhaferi, i cili erdhi në këtë pozitë nga pozita e kryetarit të Kuvendit

LEXO: Kush si votoi për Talat Xhaferin kryeministër, 6 deputetë shqiptarë bojkotuan votimin