Pendarovski ndau çmime për gjashtë artistë të kulturës dhe Teatrit Shqiptar

Presidenti Stevo Pendarovski në një ceremoni solemne ndau Urdhrin e Meritave për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Medaljen për Merita për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Kartën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me Urdhrin e Meritave për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Presidenti Pendarovski i ka dekoruar Bajrush Mjakun, Goce Todorovskin dhe Kole Angelovskin, transmeton Portalb.mk.

Mirënjohja Karta e Republikës së Maqedonisë së Veriut iu dha Teatrit Shqiptar për ekzistencën e tij shtatëdhjetëvjeçare, gjatë së cilës u vendos si një nga institucionet artistike lider që realizon një veprimtari veçanërisht të rëndësishme kulturore, arsimore dhe estetike në shoqërinë e Maqedonisë, si dhe për kontributin e saj të paçmuar në zhvillimin e teatrit modern në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Bajrush Mjaku shquhet për karrierën e tij tre dekadash si një nga aktorët më të rëndësishëm të teatrit bashkëkohor të Maqedonisë. Ai është një nga figurat qendrore të teatrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Goce Todorovski shquhet për kontributin e tij në zhvillimin, popullarizimin dhe afirmimin e artit teatror.

Kole Angelovski shquhet për karrierën e tij të pasur artistike 60-vjeçare si një nga figurat më komplekse të teatrit dhe filmit maqedonas.

Medalje për merita për Republikën e Maqedonisë së Veriut iu nda Branko Ognjanovskit, Vasko Todorovit dhe Lupço Karovit.

Lupço Karov shquhet për kontributin e tij të autorit dhe për pjesëmarrjen e tij në spektaklin unik të humorit “K-15”, përmes të cilit përcolli një satirë unike sociale, politike dhe ekonomike për gjendjen në shoqërinë maqedonase.

Branko Ognjanovski dhe Vasko Todorov dallohen për spektaklin unik të humorit “K-15”, përmes të cilit përcjellin një satirë unike sociale, politike dhe ekonomike për gjendjen në shoqërinë maqedonase.