Pendarovski: Të bashkohemi në përpjekjet për të krijuar një shoqëri të drejtë dhe humane

Në vend që të rraskapitemi në luftëra ideologjike dhe kulturore, të bashkohemi në përpjekjet për të krijuar një shoqëri të drejtë dhe humane me vertikale të qarta morale. Në këtë mënyrë jo vetëm që do të tejkalojmë agoninë dhe do të zbusim krizën, por edhe do ta kthejmë shpresën në nënqiellin e Maqedonisë, theksoi presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e pritjes së fundvitit për kishat, bashkësitë fetare dhe grupet religjioze që organizoi mbrëmë Komisioni për Marrëdhënie pe Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze, transmeton Portalb.mk.

Pendarovski theksoi se, bashkëjetesa nuk ndërtohet vetëm me shkëmbim të mesazheve dhe urimeve të sjellshme, por para së gjithash përmes relacioneve dhe miqësive personale.

Çështja për secilin prej nesh, siç theksoi, është se si të dalim nga agonia e pashpresës dhe si të kthejmë sërish shpresën në shoqërinë e Maqedonisë.

Presidenti theksoi mbështetja institucionale nga ky komision i cili sipas tij, ka rol të pazëvendësueshëm që të ndihmojë në kapërcimin e ndarjeve në shoqëri, të kërkojë pika të lidhjes dhe me atë të kultivojë kulturën e tolerancës fetare dhe respektimit të dallimeve religjioze.