Një motoçiklisti i moshës 37 vjeçare ka ndërruar jetë pas aksidentit që ka pasur në rrethinë të Gjevgjelisë, transmeton Poralb.mk.
“Në rrugën lokale f. Bogorodicë, rrethi i Gjevgjelisë, në drejtim të rrugës rajonale 1109, 37-vjeçari S.F. nga Gjevgjelia, duke drejtuar një motoçikletë “Kavasaki” me targa të Gjevgjelisë, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.
Mjeku në Spitalin e Përgjithshëm të Gjevgjelisë ka konstatuar vdekjen, duke dhënë urdhër për obduksion.