Pas mesnate në RMV do të ndryshojë çmimi i naftës

Në Maqedoninë e Veriut pas mesnate do të ndryshojë çmimi i naftës, raporton Portalb.mk.

Çmimi i dizelit rritet për 1 denar për litër, vaji ekstra i lehtë shtrenjtohet për 0,50 denar për litër, ndërsa mazuti për 0,112 denar për kilogram.

Çmimet e benzinës EUROSUPER BS-95 dhe BS-98 mbeten të pandryshuara,

Pas mesnate këto do të jenë çmimet maksimale:

  • EUROSUPER BS-95 72 denar për litër.
  • EUROSUPER BS-98 74 denar për litër.
  • EURODIZEL BS (D-E V) 67,5 denar për litër.
  • Vaji ekstra i lehtë për përdorim shtëpiak (EL-1) 66,50 denar për litër.
  • Mazuti M-1 NS 33,099 denar për kilogram.

Tregtarët kanë mundësi t’i vendosin çmimet edhe më të ulëta se çmimet maksimale të përcaktuara.