Artikulli i mëparshëm
Artikulli i ardhshëm
Komuna e Tetovës ka fshirë kërkesa për tatim në pronë në vlerë mbi 23 milionë denarë
Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), dizeli do të shtrenjtohet për tre denarë e gjysmë, ndërsa benzina do të ketë çmim më të lartë për një denar e gjysmë.
Kështu, nga mesnata, benzina Eurosuper BS-95 do të shitet me 93 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të kushtojë 95 denarë për litër, ndërsa çmimi i dizelit do të jetë 101,5 denarë për litër.
Vaji ekstra i lehtë për amvisëri shtrenjtohet për dy denarë dhe do të shitet me çmim prej 100,5 denarë për litër.
Për 1,850 denarë për kilogram rritet çmimi i mazutit dhe tani do të jetë 45,576 denarë për kilogram.
Nga KRRE thonë se tregtarët me shumicë dhe pakicë të derivateve të naftës dhe karburanteve për transport mund t’i përcaktojnë çmimet e derivateve të veçanta të naftës dhe karburanteve për transport edhe më ulët se çmimet më të larta të përcaktuara.
Artikulli i mëparshëm
Artikulli i ardhshëm
Komuna e Tetovës ka fshirë kërkesa për tatim në pronë në vlerë mbi 23 milionë denarë