Pas mesnate do të ndryshojë çmimi i naftës dhe benzinës në RMV

Në Maqedoninë e Veriut pas mesnate do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës, transmeton Portalb.mk.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë (EL-1) rriten për 1,50 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,854 den/kg dhe do të jetë 32,987 den/kg.

Nga data 21.1.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 72,00 (denarë/litër).

Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 74,00 (denarë/litër).

Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 66,50 (denarë/litër).

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 66,00 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 32,987 (denarë/kilogram).

Tregtarët mund të vendosin çmime edhe më të ulëta se çmimet më larta të përcaktuara.