Paga mesatare neto në RMV gjatë muajit mars ishte 44.763 denarë

Paga mesatare neto mujore e paguar për punonjës në Maqedoninë e Veriut në mars të këtij viti arriti në 44.763 denarë, që paraqet rritje të konsiderueshme prej 10,5 përqind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës, transmeton Portalb.mk.

Kjo rritje është rezultat i rritjes së pagave në disa sektorë kyç. Rritja më e madhe u regjistrua në arsim me 15.8 përqind, e ndjekur nga minierat dhe guroret me 14.1 përqind dhe aktivitetet administrative dhe të shërbimeve mbështetëse me 12.5 përqind.

Krahasuar me muajin e kaluar, shkurt 2025, ka rritje të pagës mesatare neto, dhe kjo është më e theksuar në sektorët e minierave dhe guroreve – 12.3 përqind, arteve, argëtimit dhe rekreacionit 6.8 përqind dhe prodhimit 6.4 përqind.

Në mars të vitit 2025, paga mesatare mujore bruto e paguar për punonjës ishte 67.240 denarë.