Padi për dy policë të Maqedonisë së Veriut për marrje ryshfeti

Policia e Maqedonisë së Veriut ka sqaruar që ndaj dy punonjësve të policisë është ngritur kallëzim penal në lidhje me marrjen e ryshfetit. Gjykatësi hetues ka përcaktuar 30 ditë paraburgim, transmeton Portalb.mk.

“Reparti për kontrolle të brendshme, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale deri te prokurori përkatës ka dërguar padi ndaj dy punonjësve policor D.S. dhe B.P., të punësuar në Repartin Policor në Kriva Pallankë në kuadër të SPB Kumanovë”, raportoi Policia.

Raportohet që dy punonjës të policisë dyshohen për kryerjen e veprës penale “marrje ryshfeti”, vepër e dënueshme në bazë të nenit 357 nga Kodi Penal.

Ata para dy ditëve kishim marrë 100 euro ryshfet që mos të dënojnë në komunikacion dy shtetas të huaj.