Padi penale kundër kryetarit të Dellçevës, i shkaktoi mbi 762 mijë denarë dëm buxhetit të komunës

Kryetari i Komunës së Dellçevës, Goran Trajkovski, është paditur për keqpërdorim të pozitës zyrtare pasi akuzohet se ka punësuar në mënyrë të paligjshme një kandidat me të drejtë pensioni, duke i shkaktuar komunës dëm financiar prej mbi 762 mijë denarësh, transmeton Portalb.mk.

Më 25.08.2025, Zyra për Çështje të Jashtme Penale e Dellçevës ngriti padi penale kundër Goran Trajkovskit (54) nga Dellçeva në Prokurorinë Publike të Delçevës për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, e parashikuar dhe e dënueshme sipas nenit 353 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

“I akuzuari G.T. si person i autorizuar zyrtar, kryetari i komunës së Dellçevës, më 01.08.2018, pas një shpallje publike të datës 25.06.2018 për punësimin e një nëpunësi administrativ, duke keqpërdorur pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar duke tejkaluar kufijtë e detyrës së tij zyrtare, mori vendim të paligjshëm për të zgjedhur kandidatin V.M. nga Dellçeva, i cili, që në fazën e parë të procedurës së punësimit, si dhe në kohën e miratimit të vendimit për fitimin e statusit të nëpunësit administrativ, i plotësonte kushtet ligjore për të fituar të drejtën e sigurimit pensional dhe invalidor me mbushjen e moshës 64 vjeç, që është bazë për ndërprerjen e marrëdhënies së punës të nëpunësit administrativ, dhe jo bazë për punësim në përputhje me nenin 98 paragrafi 1 alineja 3, dhe në lidhje me nenin 98 paragrafi 5 alineja 9 dhe 10 të Ligjit për nëpunësit administrativë. Me punësimin e paligjshëm, i denoncuari G.T. i ka mundësuar V.M. të përfitojë përfitim të paligjshëm pasuror prej 505.561 denarësh në emër të pagës, duke i shkaktuar dëm Komunës së Dellçevës në shumën prej 762.318 denarësh në bazë të kontributeve dhe pagës së paguar”, thonë nga MPB.