Padi ndaj policit të RMV-së i cili nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar parregullsi dhe përleshje ne komunikacion

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj policit 26 vjeçar për shkak dyshimeve se ka ngasë mjet motorik nën ndikim të alkoolit, duke shkaktuar edhe përleshje me pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal kundër Ll.D.(26) nga f.Zelenikovë, rrethi i Shkupit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik” sipas nenit 297-а të Kodit Penal”, raportoi Policia.

I dyshuari më 21 prill në Shkup nën ndikim të alkoolit, me automjet kishte tejkaluar në vija të plotë, kishte rrezikuar të tjerët në komunikacion, ndërkohë ka kërcënuar edhe shoferin e automjetit tjetër.