Pa bazë pretendohet se Zelenski ka përgatitur një plan për t’u larguar në Poloni

Vërtetmatës nuk arriti të gjejë dëshmi të dukshme dhe të pavarura (nga burime qeveritare ukrainase, inteligjenca perëndimore ose raporte të rishikuara nga media) që ta konfirmojnë këtë pretendim – se ekziston një “plan konkret i Zelenskit për t’u larguar” në Poloni, shkruan Vërtetmatësi.

Po analizojmë një postim në Facebook që thotë:

Zelenski ka përgatitur një plan për t’u larguar nga Ukraina drejt Polonisë.

Postimi shpërndan edhe një artikull që tregon se presidenti i Ukrainës, Vlladimir Zelenski, ka përgatitur një plan për t’u larguar nga Ukraina drejt Polonisë, dhe burimi i këtij informacioni është një deklaratë e ish-këshilltarit të shefit të Pentagonit, Douglas MacGregor. 

“Mendoj se Zelenski mund të zhduket papritmas. Mund të hipë në aeroplanin e tij dhe të shkojë në Poloni,” tha ai.

Dhe kjo është e gjithë historia. Nuk ka asnjë fakt që të konfirmojë se Zelenski ka përgatitur një plan për t’u larguar në Poloni. I gjithë ky pretendim i shfaqur në postim bazohet në një deklaratë të ish-këshilltarit të shefit të Pentagonit, i cili për këtë pretendim ofron “mendim”, jo prova.

Ajo që arritëm të gjejmë është se MacGregor dha këtë deklaratë më 8 nëntor 2025.

“Mendoj se Zelenski mund të zhduket papritmas. Mund të hipë në avionin e tij dhe të fluturojë drejt Polonisë. Duhet të përballet me pasojat e veprimeve të tij. Duhet të takohet me popullin ukrainas, të cilin e ka ekspozuar pa nevojë, si dhe me rusët,” tha MacGregor në kanalin e YouTube të Daniel Davis, transmeton EA Daily. 

Edhe këtu nuk ka asnjë fakt apo provë që të konfirmojë pretendimin se Zelenski ka përgatitur ndonjë plan për t’u larguar.

Vërtetmatës nuk arriti të gjejë dëshmi të dukshme dhe të pavarura (nga burime qeveritare ukrainase, inteligjenca perëndimore ose raporte të rishikuara nga media) që ta konfirmojnë këtë pretendim — se ekziston një “plan konkret për t’u larguar” i Zelenskit në Poloni.

Mediet për verifikimin e fakteve vërejnë se MacGregor, mendimi i të cilit përdoret në postim si një lloj fakti, shpesh citohet ose përdoret nga burime ruse ose pro-ruse për përhapjen e dezinformacioneve ose propagandës.

Siç thekson Zëri i Amerikës në analizën e tij “Si Rusia përdor dezinformatat për Ukrainën përmes një koloneli të dalë në pension amerikan për propagandë të brendshme”, më 15 dhjetor 2021, kur SHBA-të paralajmëronin për një pushtim të afërt rus në Ukrainë, ndërsa Kremlini mohoi çdo plan të tillë, RIA Novosti publikoi se ishte e pakët e besueshme që ushtria ukrainase mund të përballonte një pushtim rus më shumë se tre deri katër ditë. Agjencia citonte një artikull në “The National Interest” të shkruar nga MacGregor dhe ish-oficeri i CIA-s, George Beebe: 

Në këto rrethana, nuk është e pamendueshme të supozohet se forcat tokësore ruse do të arrinin objektivat e tyre operacionale përgjatë lumit Dnieper brenda vetëm 72 deri 96 orësh.

Megjithatë, trupat ruse nuk arritën të realizonin objektivat e tyre në basenin e lumit Dnieper as deri në mes të marsit 2022. Deri më 2 janar 2023, Ukraina kishte çliruar 40 për qind të territorit që forcat ruse kishin pushtuar pas invazionit të plotë që filloi në shkurt 2022, vëren Zëri i Amerikës.

Nga të gjitha të dhënat e mësipërme mund të përfundojmë se postimi që po analizojmë është i pavërtetë.