Ora letrare “Kosovë m’a gëzofsh Pavarësinë” tuboi bashkë krijuesit tetovarë dhe vitijas në 18 vjetorin e Pavarësisë 

Shoqata e Shkrimtarëve Oeneum nga Tetova dhe Shoqata e Shkrimtarëve “Ramadan Musliu” nga  Vitia në një bashkëpunim kulturor në kuadër të aktiviteteve festive për nder të 18 vjetorit ta Pavarësisë  mbajtën një orë letrare “Kosovë ma gëzofsh Pavarësinë”, shkruan Portalb.mk.

Fillimisht krijuesit tetovar u pritën nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili prezentoi punën dhe aktivitetet e Komunës, sidomos ato në rafshin kulturor dhe ndau mirënjohje për përfaqësuesit e shoqatës nga Tetova, duke vlerësuar lartë angazhimin e tyre në promovimin e kulturës dhe forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar.

Kryetarja e Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum” nga Tetova, Sadije Aliti, prezentoi punën dhe veprimtaritë kulturore që kjo shoqatë i realizon në Tetovë e më gjërë në hapësirën shqiptare, faleminderoi për mikëpritjen dhe nderoi me mirënjohje Kryetarin i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, për kontributin e çmueshëm në përkrahje të artit letrar dhe veprimtarive kulturore shqiptare. Me mirënjohje u nderua edhe kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Ramadan Musliu” në Viti, Fadil Abazi. Gjatë bashkëbisedimit u theksua rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit në projekte të përbashkëta kulturore dhe letrare në të ardhmen.

Foto nga ora letrare “Kosovë m’a gëzofsh Pavarësinë”. Foto: Muaxher Haruni
Foto nga ora letrare “Kosovë m’a gëzofsh Pavarësinë”. Foto: Muaxher Haruni

Manifestimi letrar vazhdoi në Sallën e Kuvendit Komunal, në shtëpinë e kulturës, me realizimin e orës poetike “Kosovë m’a gëzofsh Pavarësinë”. Në fillim fjalë përshëndetëse për rëndësinë e kësaj date, për Pavarësinë e Kosovës, paraqitën Sadije Aliti, Kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum” nga Tetova, Fadil Abazi-kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Ramadan Musliu” në Viti. Nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, për këtë bashkëpunim kulturor fjalë miradie shprehu edhe përgjegjësi Valmir Sahiti, ndësra drejtoresha e Drejtorisë për Arsim, Arta Ajeti e vlerësoi lartë bashkëpunimin mes krijuesve të rinj nga Tetova dhe nga Vitia.

Në orën letrare poezitë e tyre i lexuan krijuesit tetovar dhe vitijas, përfaqësues nga Departamenti i të rinjëve i Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum” dhe nxënës nga Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” në Viti, poezi me tematikë dhe frymëzim për nder të kësaj feste, manifestimi u karakterizua nga një frymë solemne dhe një përkushtim i lartë artistik.

Në bibliotekën e qytetit “Ramandan Musliu”, poetët tetovarë dhuruna librat e tyre ku u pritën nga drejtoresha Sadije Dauti, dhe u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi mes dy shoqatave.

Foto nga ora letrare “Kosovë m’a gëzofsh Pavarësinë”. Foto: Muaxher Haruni
Foto nga ora letrare “Kosovë m’a gëzofsh Pavarësinë”. Foto: Muaxher Haruni

Në kuadër të njohjes së të rinjëve të shollave e qytetve tona me trashëgiminë kulturore u vizitua Muzeu i Shkollës së parë Shqipe në fshatin Stubëll, ku u mirëpritën nga dr.Sarë Gjergji, i cili prezentoi historikun e këtij institucioni.

Ky bashkëpunim kulturor pati për qëllim kultivimin e vlerave kulturore, kreativitetin krijues ndërmjet të rinjëve, bashkëpunimin mes shkollarëve të mesëm, grupeve letrare dhe Shoqatave të shkrimtarëve, bashkëpunim kulturor për afirmimin dhe njohjen e shkrimtarëve dhe krijuesve të rinj dhe me trashëgiminë kulturore me vizita të ndërsjella.