Opozita e Shqipërisë organizon protesta në disa segmente rrugore
Vetëm pak çaste më parë policia e Elbasanit u ka bërë thirrje protestuesve të largohen nga rruga, pasi kjo e fundit vijon prej disa minutash të jetë e bllokuar, raporton ABC.
Gazetarja Gerta Vasku raporton se protestuesit e kanë konsideruar si një provokim nga ana e policisë dhe kanë vijuar të qendrojnë në rrethrrotullimin e Bradasheshit. Mësohet se protestuesit kanë paralizuar qarkullimin dhe kanë bërë të pamundur lëvizjen e automjeteve.
Më herët, Ivi Kaso, sekretari ligjor i PD-së, deklaroi se bllokimi do të vijojë për të paktën tre orë, por nuk parashikojnë tensione.
Me krerët e saj nën arrest, opozita proteston këtë të martë duke bllokuar 6 akse rrugore. Protestuesit janë ndaluar në hyrjen e autostradës Milot – Lac dhe i kanë vënë zjarrin disa gomave.
Deri në këto momente nuk ka patur incidente, ndërsa protestuesit vendosën të vijojnë bllokimin disa qindra metra me poshtë se starti i saj dhe blute janë vendosur pranë urës së Milotit dhe monitorojnë në distancë situatën.