Opera е Кosovës do ta shënojë 17-vjetorin e pavarësisë, me përurimin librit “14 këngë popullore shqiptare” dhe koncert
Nesër më (20 shkurt) pranë Modelariumit të Fakultetit të Arkitekturës në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:00, Opera e Kosovës, do ta shënojë 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke sjellë në vëmendje muzikën popullore lirike shqiptare në një format të veçantë dhe promovim libri, transmeton Portalb.mk.
Duke filluar me promovimin e librit “14 këngë popullore shqiptare” për kuintet tunxhi dhe zë, me autor dirigjentin dhe orkestruesin e mirënjohur nga Shqipëria Edmond Doko, për të vazhduar më pas me një koncert dhe program artistik nën interpretimet e solistëve nga Kosova Liridon Sadriu (tenor) dhe Elona Sadiku (mexosoprano), të shoqëruar nga Albanian Brass Quintet nga Shqipëria dhe me pjesëmarrjen si mysafir të ansamblit vokal (Okteti Plus) nga Kosova.
Një kombinim i tillë i muzikës tradicionale me një qasje të re instrumentale dhe vokale, pritet të sjellë një përvojë artistike të veçantë për publikun, thuhet në postimin në Facebook.
I njëjti aktivitet do të realizohet e përsëritet edhe në Tiranë.