Nxënësit e Maqedonisë së Veriut prej nesër do të mund të aplikojnë për bursa

Prej nesër e deri më 15 tetor do të jetë e hapur mundësia për nxënësit e Maqedonisë së Veriut që të aplikojnë për bursa. Aplikimi do të jetë në platformë elektronike, transmeton Portalb.mk.

“Gjithë nxënësit e shkollave të mesme prej 1 tetorit mund të fillojnë aplikimin për bursa të nxënësve, duke përfshirë nëntë kategori dhe do të zgjasë deri më 15 tetor”, njoftoi Ministria për Arsim dhe Shkencë.

Ministria sqaroi që konkursi për nxënësit e “Akademi Sportive” dhe “Gjimnazi matematiko-informatik” do të jetë i hapur prej 3 e deri më 20 tetor.