Numri i të vrarëve palestinezë nga Izraeli shkoi në mbi 73 mijë
Në 24 orët e fundit Izraeli ka vrarë edhe 4 palestinezë tjerë, duke e çuar numrin e të vrarëve në 73.381 që nga fillimi i luftës, raporton Portalb.mk.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka njoftuar se dy trupa u nxorën nga rrënojat ndërsa dy të tjerë iu nënshtruan plagëve.
Që nga gjenocidi i Izraelit në Gazë i cili filloi më 8 tetor 2023 të plagosur kanë mbetur 174.231 persona.
Marrëveshja e armëpushimit e cila hyqi në fuqi më 10 tetor 2025 vazhdon të shkelet nga Izraeli, kështu duke kryer sulme të reja.
Reth 90% e infrastrukturës civile në Gaza është shkatërruar ndërsa Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se rindërtimi do të kushtojë afro 70 miliardë dollarë.