Nuk mund të anulohet shpallja për punësime partiake në M-NAV, lënda ka ngecur te arkivistja nga Kavadari e cila është në pushim vjetor

Kërkesa drejtuar Inspektoratit të Punës nga Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror për inspektim të jashtëzakonshëm pas intervistimit të kandidatëve për punësim me arsim të mesëm dhe për pozicionet fiktive partiake në M-NAV ende qarkullon nëpër Maqedoni dhe nuk është formuar asnjë rast për të, transmeton Portalb.mk.

Lënda nga Shkupi arriti disi në Kavadar, por atje po presin që arkivistja të kthehet nga pushimet e saj vjetore për ta zhvendosur atë nga tavolina e saj në tavolinën e njërit prej inspektorëve. Pasi të kthehet arkivistja, gjë që nuk dihet se kur do të kthehet nga pushimet, ajo do ta japë për përpunim lëndën, ndërsa inspektori ka afat ligjor prej 5 ditësh për të vendosur për Kërkesën.

Kërkesa për mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në M-NAV u paraqit më 18 korrik pas shpalljes së fundit për punësime jo-thelbësore dhe fiktive, në të cilën u pranuan: nënkryetari i UFR të VMRO-DPMNE-së, bashkëshorti i drejtoreshës së Regjistrit Qendror të Maqedonisë, të dy nga VMRO-DPMNE, bashkëshortja e tani të ndjerit Igor Jug, i dënuar për sulmin e organizuar në Parlament më 27 prill 2017 nën udhëheqjen e VMRO-DPMNE-së.

Në ankesë kërkohet përcaktimi i parregullsive dhe anulimi i shpalljes. Konkretisht, parregullsitë janë në pamundësinë e pranisë së një vëzhguesi gjatë fazës së dytë – intervistave me kandidatët, të cilat u zhvilluan ekskluzivisht pas dyerve të mbyllura vetëm nga tre drejtorët e M-NAV.

Kjo shkel nenin 16 të Marrëveshjes Kolektive, thotë Sindikata, dhe transparenca në përzgjedhjen e kandidatëve është shkelur, duke ngritur dyshime për diskriminim, paragjykim dhe përzgjedhje dhe zgjedhje të kandidatëve me urdhër partiak, siç edhe ndodhi.

Me shpjegimin se inspektorët në Inspektoratin e Punës në Shkup janë me pushime, çështja iu përcoll Inspektoratit të Punës në Kavadar, thanë ata.

Kaluan rreth dhjetë ditë dhe SDK telefonoi në Kavadar.

“Çështja nuk është nisur. Jemi dy veta këtu dhe arkivistja ende nuk e ka caktuar çështjen. Nuk e dimë saktësisht se kur do të kthehet nga pushimet. Sapo të kthehet, do të fillojmë menjëherë punën për të”, u përgjigjën për SDK nga Inspektorati në Kavadar.

Sindikata e kontrollorëve të trafikut ajror tani duhet të kontrollojë në Kavadar çdo ditë për të parë nëse punonjësja është kthyer në arkiv, në mënyrë që të dijë se kur do të fillojë periudha 5-ditore e vendimmarrjes.

10 korrik, sindikata caktoi grevë dhe mbyllje të qiellit për fluturime. Megjithatë, e anuloi atë pasi kontrollorët e trafikut ajror morën premtim direkt nga qeveria se të gjitha kërkesat e tyre do të plotësoheshin.