Nuk është e vërtetë se Rusia ka eliminuar 70 oficerë të NATO-s në një restorant ukrainas

Pohimi se Rusia “i ka eliminuar 70 oficerë të NATO-s” në një restorant ukrainas është i rremë dhe i pambështetur me provë. Bëhet fjalë për një taktikat klasike të dezinformimit — paraqitjen e viktimave civile si “qëllime të ligjshme ushtarake”. Kjo shërben për qëllime propagandistike, për të justifikuar një sulm ndaj një objekti civil dhe për të forcuar narrativin se Rusia po lufton drejtpërdrejt me NATO-n, e jo me Ukrainën, shkruan Vërtetmatësi.

Ne po analizojmë një postim në rrjetin social Facebook, i cili thotë:

E pabesueshme!

Rusia sapo i eliminoi mbi 70 oficerë të NATO-s në një restorant ukrainas me raketa Iskander.

Vlerësim i fakteve: Ky pohim është i rremë dhe nuk mbështetet nga asnjë provë e besueshme. Bëhet fjalë për dezinformatë tipike që përpiqet të paraqesë civilët dhe viktimat jo-ushtarake si “qëllime të ligjshme ushtarake” dhe të krijojë narrativin se Rusia po lufton drejtpërdrejt me NATO-n, jo me Ukrainën.

“Vërtetmatësi” nuk arriti të gjejë asnjë lajm që të konfirmojë se Rusia “sapoi i ka eliminuar mbi 70 oficerë të NATO-s”, siç pretendohet në postim.

Ajo që u gjet është se në ditët e para të prillit 2025, shumë media pro-ruse dhe kanale në rrjetet sociale raportuan se Forcat e Armatosura Ruse me raketat Iskander kishin shkatërruar një restorant në qytetin ukrainas Krivij Rih, dhe se sipas tyre, aty kishin humbur jetën mbi 70 oficerë të NATO-s.

Ky lajm u përhap shpejt, sidomos në rrjetet sociale X dhe Telegram, duke e prezantuar si një sukses të madh ushtarak. Megjithatë, disa burime të pavarura treguan se bëhet fjalë për dezinformatë.

Më 4 prill 2025, Rusia në fakt kreu një sulm me raketa ndaj qytetit Krivij Rih. Sipas autoriteteve ukrainase, sulmi ishte kundër një zone të banuar dhe shkaktoi viktima civile. Sipas Reuters, u vranë të paktën 19 persona, përfshirë nëntë fëmijë, dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Disa orë pas sulmit, Ministria Ruse e Mbrojtjes publikoi një deklaratë se goditja ishte “precize” dhe e drejtuar ndaj një takimi të komandantëve ukrainas dhe instruktorëve të NATO-s në një restorant në Krivij Rih. Disa media raportuan madje 85 “oficerë të NATO-s” të vrarë.

Sipas analizës së StopFake, të gjitha videot dhe fotografitë e disponueshme nga vendi i ngjarjes tregojnë se restoranti ishte i dëmtuar, por jo i shkatërruar, dhe atje nuk kishte as persona ushtarakë apo pajisje ushtarake.

EUVSDisinfo, shërbimi i Bashkimit Evropian për luftën kundër dezinformatave, thekson se histori të tilla përdoren për të justifikuar sulme ndaj objektivave civile.

Video-incizimet, siç raportoi France 24, nuk tregojnë praninë e ushtarëve të huaj në restorant.

Shtabi i Përgjithshëm ukrainas zyrtarisht i hodhi poshtë pretendimet se aty kishte një takim me personel të NATO-s dhe e përshkroi sulmin si një “akt terrorist kundër popullsisë civile”.

Pretendimi se Rusia “i ka eliminuar 70 oficerë të NATO-s” në një restorant ukrainas është i rremë dhe nuk mbështetet nga asnjë provë. Bëhet fjalë për një taktikat klasike dezinformuese — paraqitjen e viktimave civile si “qëllime të ligjshme ushtarake”. Kjo shërben për qëllime propagandistike, për të justifikuar një sulm ndaj një objekti civil dhe për të forcuar narrativin se Rusia po lufton drejtpërdrejt me NATO-n, e jo me Ukrainën.

Për të gjitha këto arsye, postimin e vlerësojmë si të pavërtetë.