Nuk do të jetë Ramush Haradinaj kandidat për kryeministër nga AAK-ja
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka treguar se Ardian Gjini do të jetë kandidat për kryeministër, raporton ATV.
Ai tha në “Frontal” të T7 se Gjini do t’i prijë listës, teksa tha se edhe ai do të jetë pjesës e listës për deputet.
“Ardian Gjini do t’i prijë listës sonë, po e them Ardian Gjini do të jetë mandatar për kryeministër”, ka thënë Haradinaj.