NQP: Teleferiku në Vodno është i sigurt dhe ka certifikatë të vlefshme
Ndërrmarja Qarkulluese (Transportuese) Publike – Shkup ka ndaj informacioneve në disa media, të cilat ditët e kaluara shkruanin se siguria e teleferikut është cenuar dhe se për një periudhë më të gjatë ka funksionuar pa leje, transmeton Portalb.mk.
“Pas shumë artikujve dhe spekulimeve në publik, jemi të detyruar të mos lejojmë të krijohet panik. Aktualisht po kryhen aktivitete servisi për të zëvendësuar pjesët e parashikuara në shërbimin e rregullt vjetor”, thanë nga NQP.Ata gjithashtu thonë se gjatë ditës së djeshme, është kryer inspektim teknik i jashtëzakonshëm i detajuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, gjatë të cilit nuk janë identifikuar mangësi teknike, vetëm është konstatuar se teleferiku është në gjendje të rregullt dhe funksionale.
Nga NQP theksuan se teleferiku i Vodnos i plotëson të gjitha standardet e përcaktuara të sigurisë dhe ka certifikatë të vlefshme për funksionim deri më 24 shtator 2025.
Teleferiku aktualisht është jashtë funksionit për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, dhe ndërmarrja publike thotë se sapo të përfundojnë punimet, do të vihet përsëri në përdorim.