NQP Shkup të mërkurën dhe të enjtën do të ketë regjim të ndryshuar të qarkullimit

Ndërmarrja për Qarkullim Publik Shkup njoftoi se gjatë ditëve në vijim do të ketë ndryshim të regjimit, për shkak të mbajtjes së këshillit ministror të OSBE-së, transmeton Portalb.mk.

“Ju informojmë se nesër, e mërkurë (29.11.2023) dhe të enjten (30.11.2023), për shkak të mbajtjes së Këshillit Ministror të OSBE-së, transporti publik do të funksionojë me regjim të ndryshuar nga ai i zakonshmi, ndërsa vendet e shitjes të NQP-së do të kenë orar pune të ndryshëm nga ai i rregullti. Të premten (1.12.2023) transporto publik do të vazhdojë të funksionojë në mënyrë të zakonshme, ndërsa e njëjta vlen edhe për vendet e shitjes së biletarve dhe qendrat për personalizim të NQP-së Shkup”, njoftuan nga ndërmarrja.

Ndërkohë, teleferiku do të funksionojë si zakonisht, nga ora 10 deri në 17.

Paraprakisht, edhe MPB njoftoi se, për shkak të kësaj ngjarje që mbahet në Shkup, do të mbyllet për qarkullim bul. “Ilinden”, nga udhëkryqi me “rr. Klimenti i Ohrit” deri te udhëkryqi me rrugën “Ljubljanska” dhe “8 Shtatori”, nga kryqëzimi me rrugën “Skupi” deri te kryqëzimi mebulevardin “Aradhat partizane”.