NP “Parkingjet e Komunës Qendër” paralajmëroi për mashtrim me SMS të rreme për parking të papaguar
Ndërmarrja Publike “Parkingjet e Komunës Qendër” (PKQ) paralajmëron se në publik po qarkullojnë mesazhe të rreme SMS, në të cilat dërguesit paraqiten në mënyrë të rreme në emër të ndërmarrjes dhe i njoftojnë qytetarët për një tarifë të pretenduar të papaguar të parkingut. Në mesazhe dërgohet edhe një link i dyshimtë për pagesë, ndërsa qytetarët paralajmërohen për gjoba të larta nëse nuk e shlyejnë detyrimin e pretenduar, transmeton Portalb.mk.
“Këto mesazhe nuk janë dërguar nga NP ‘Parkingjet e Komunës Qendër’. Bëhet fjalë për një tentim mashtrimi dhe keqpërdorimi të emrit të ndërmarrjes. Mos e hapni linkun, mos vendosni të dhëna personale ose të dhëna të kartelave bankare dhe mos kryeni pagesa përmes mesazhit. Qytetarët që tashmë kanë vendosur të dhënat e kartelës së tyre bankare ose kanë kryer pagesë, duhet të kontaktojnë menjëherë bankën e tyre”, thonë nga ndërmarrja publike.
Për të kontrolluar detyrimet eventuale për parking, nga POC u bëjnë thirrje qytetarëve që të përdorin vetëm kanalet zyrtare të komunikimit të ndërmarrjes: ueb-faqen www.poc.mk, adresën elektronike [email protected] ose numrat e telefonit 02/3212-488 dhe 02/3212-489.