Norvegjia nesër shkon në zgjedhje parlamentare

Norvegjia të hënën mban zgjedhjet parlamentare për 169 anëtarët e Stortingut, si dhe përfaqësuesit e Parlamentit Sami, transmeton Portalb.mk

Në votim marrin pjesë mbi 4 milionë qytetarë, mes tyre 310 mijë të rinj për herë të parë. 

Emigrantët përbëjnë 11,5 përqind të elektoratit. 

Gara është shumë e ngushtë. Nga njëra anë është blloku i qendrës së majtë me kryeministrin Jonas Gahr Store. Nga ana tjetër, opozita e djathtë e udhëhequr nga Partia e Progresit dhe Konservatorët. 

Sondazhet tregojnë Partinë e Punës pak përpara, por diferenca është e vogël.  

Çështjet kryesore për votuesit janë pabarazia, taksat, kostoja e jetesës dhe shërbimet publike.  

Po ashtu debatohet edhe për fondin sovran prej 2 trilionë dollarësh dhe politikat energjetike, ku Norvegjia ka rol thelbësor në Evropë. 

Asnjë parti nuk pritet të sigurojë shumicën absolute. Prandaj koalicionet do të jenë të domosdoshme.  

Rezultatet përfundimtare do të shpallen vonë të hënën, ndërsa formimi i qeverisë mund të zgjasë për shkak të negociatave.