Një vajzë nga Haraçina goditi me veturë një polic gjatë një aksioni kundër shitjes së drogës

Arrestime dhe incidente kanë ndodhur dje në zonën e Gazi Babës gjatë një aksioni të policisë kundër drogës. MPB bëri me dije se është arrestuar V. D. (34) nga Shkupi, për të cilin janë siguruar prova se ka shitur drogë, ndërsa gjatë kontrollit të automjetit të tij është gjetur heroinë, transmeton Portalb.mk.

Në lidhje me ngjarjen janë kryer kontrolle në tri lokacione në Shkup. Gjatë një prej kontrolleve, po në zonën e Gazi Babës, zyrtarët e policisë gjetën dy gra të cilat nuk pranuan të identifikoheshin. Njëra prej tyre është larguar nga vendi me veturën e pasagjerëve “Seat Leon”, me targa të Shkupit dhe me veturë ka goditur njërin nga punonjësit e policisë.

Pas masave të marra, u konstatua se ishte personi A. J. (26) nga s. Orllanca, komuna e Haraçinës, e cila shpejt u gjet dhe u arrestua.

Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëroi denoncime.